Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi, studimi britanik: Rreziku në shkolla është minimal

Për fëmijët dhe adoleshentët, rreziku i infektimit nga koronavirusi në shkollë është i rrallë dhe ai i vdekjes, pafundësisht i rrallë.

Këtë garanci e jep një studim anglez, i publikuar në prestigjiozen “British Medical Journal”, në një kohë kur shumë vende evropiane po punojnë për kthimin e nxënësve në klasa. Kërkimi është më i zgjeruari deri më tani në botë, në lidhje me këtë temë dhe tregon se rreziku i një shtrimi në spital të fëmijëve konsiderohet minimal.

Ndërsa spektri i pasojave fatale, thonë ekspertët, është madje pafundësisht i vogël edhe mes fëmijëve nga 10 deri në 14 vjeç. Mbi rastet e marra në shqyrtim të infektimit të minorenëve nga Covid-19, në Angli, Skoci dhe Uells janë regjistruar jo më shumë se gjashtë raste fatale dhe të gjithë kanë patur të bëjnë me fëmijë me patologji të rënda të mëhershme.

“Për këtë shkak”, thonë autorët, “prindërit duhet të kenë besim dhe të kthejnë fëmijët në shkolla pasi kjo nuk do të thotë ti ekspozosh ata ndaj një rreziku direkt”.

Në të kundërt, mbajtja e tyre në shtëpi do ti dëmtonte më shumë dhe do ti privonte nga mundësitë e edukimit, me pasoja të mundshme edhe në shëndetin e tyre mendor.

Arkiva

Kategoritë