Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në Qendrën e vaksinimit “1 tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, me qe, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër janë dhënë të gjitha.
Tutje bëhet e ditur, se vaksinimi në këtë qendër do të filllojë kur të arrijnë dozat e tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion.
Njoftimi i plotë:
“Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19
Prishtinë, 23 prill 2021
Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët në Komunën e Prishtinës se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, me që, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.
Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion.
Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX”. /FamiljaJonë/