Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Konsumimi i shishës, një ndër faktorët që ndikon në rritjen e Eritrocitozës – tregoi hematolgu, Dr.Fitim Gashi

Të premten në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar Hematologu, Dr. Fitim Gashi, me të cilin u diskutua në lidhje me Eritrocitozën – një gjendje e trupit të njeriut në të cilën niveli i qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës në gjak rritet ndjeshëm.

Njëra ndër çështjet që u diskutua ishte fakti që Eritrocitoza si patologji është në rritje dhe që njëri ndër shkaktarët kryesor për këtë, është konsumimi i shishave nga të rinjtë.

“Me rritjen e kushteve ekonomike, ka shtime te eritrocitozës te të rinjtë kjo për shkak të vetive jo të mira të pirjes së duhanit ,veçanërisht për persona që shkojnë në shishë bar. Një shishë është e përbërë nga 100 cigare e cila është e dëmshme për mushkëri dhe si pasojë e konsumimit të shishës kemi eritrocitozë shumë problematike edhe për t’u trajtuar”, tregoi Gashi

Tutje, Gashi tha se shisha bar është një lloj inhalimi i cili ndikon dhe thithet drejt në mushkëri, kjo ndikon deri te pika që mushkëritë të kenë oksigjen dhe të japin feedback që të mos prodhojnë eritrocite, gjendje e cila dehidron personin dhe e përkeqëson shëndetin e tij/saj.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/724013448628053

Youtube

Arkiva

Kategoritë