Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Kongresi i pestë i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë mbahet më 22-23 tetor

Fotoja: Ilustrim

Kongresi i pestë i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Kosovë do të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Hotelin Emerld në Prishtinë.

Kongresi është organizuar nga dy shoqatat e gjinekologëve në Kosovë dhe Shqipëri, në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës.

“Në kongresin dy ditor do të trajtohen temat që kanë të bëjnë me shëndetin e gruas, nënës dhe fëmijës”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

Për pjesëmarrje të ftohen të gjithë profesionistët vendor dhe ndërkombëtar, mjekë specialist, specializantët, mamitë dhe infermierët nga Gjinekologjia dhe Obstetrika, Neonatologjia, Patologjia, Onkologjia, Mjekësia Familjare etj. Në veçanti inkurajohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të organizatave dhe rrjeteve të grave si dhe organizatave rinore vendore.

Për të gjithë anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës pjesëmarrja është pa pagesë. Duke shtypur linkun e mëposhtëm mundeni të regjistroheni për pjesëmarrje në kongres.

Arkiva

Kategoritë