Informacion për media
Datë: 22.03.2024
Ora: 08:30 – 18:00
Vendi: Emerald Hotel Prishtinë
Farmacistët janë konsideruar tradicionalisht si ekspertë të mjekimit me barna dhe jo të ushqimit dhe nutricionit. Megjithatë vitet e fundit farmacistët e kanë kuptuar rëndesinë e tyre, jo vetem në vlerësimin e efekteve anësore ndërveprimeve ushqim-barna, por veçanërisht në këshillimin e pacienteve dhe edukimin shëndetesor të tyre. Farmacistet kanë nje rol kyç si këshillues lidhur me sëmundje kronike si obeziteti, diabeti, kequshqyerja, ushqimi parenteral apo ushqimi i bebeve. Farmacistët janë ajo hallkë e zinxhirit shëndetësor që ka me së shumti kontakt me publikun e gjerë dhe per këte arsye ata vazhdimisht marrin pyetje lidhur me çështje që janë të lidhura me nutricionin
Kjo konferencë, e para e llojit të vet në Kosovë, do të ketë një rol të rëndësishëm në tregun lokal gjithnjë në rritje, duke konsideruar nevojat që Farmacia të bëhet një qendër e rëndësishme e shërbimit dhe kontributit në shëndetin e popullatës.
Për shkak se tashmë të paktën 1/3 e produkteve ëe shiten në barnatore janë shtesa ushqimore, nutraceutical ose ushqime për bebe apo ushqime dietetike për të rritur, kjo e bën të domosdoshme që farmacisti të ketë njohuri mbi nutricionin
Kjo konference do të mbledhë së bashku profesionistët e fushës së nutricionit, farmaciste dhe teknikë te farmacise nga vendi dhe rajoni. Planifikohet të ketë 400 pjesëmarrës.
Në program do të ketë ligjërues ndërkombetar, panair farmaceutik, ëorkshop hand’s on dhe aktivitete socializuese.
Objektivat
Kohët e fundit është bërë shumë evidente lidhja e drejperdrejte midis dietës dhe sëmundjeve, kjo nënkupton që ëshë ekstermisht e rëndësishme që farmacistët të përgatiten me njohurite e nevojshme në fushën e nutricionit.
Koncepti i farmacisë nutricionale ka për qëllim identifikimin dhe implementimin e strategjive që e perfshijnë farmacistin në projekte e programe që promovojne përmiresimin e shëndetit publik.
Kjo konference ka për qëllim të rrisë njohuritë e farmacistëve lidhur me nutricionin. Qëllimi është që të forcohet roli i farmacistit si kontribues primar në mirëqënien e popullatës
Farmacitë kanë një potencial shumë të lartë në përmirësimin e shëndetit publik përmes informimit të njerëzve lidhur me zakonet e shëndetshme të ushqimit. Të diskutojmë së bashku lidhur me krijimin e një modeli funksional dhe efektiv që impakton jetën e pacientëve dhe gjeneron përmiresime shëndetësore. Farmacia ka potencial në uljen e përqindjes dhe komplikacioneve të sëmundjeve kronike duke rritur aksesin e pacientëve në njohuritë dhe benefitet e jetesës së shëndetshme.
Objektivat e kësaj konference janë:
- Transformimi i njohurive të farmacistit dhe teknikut të farmacisë në nutricion klinik
- Diskutim i ndërlidhjes së nurticionit dhe praktikës farmaceutike
- Eksplorimi i sfidave
- Ndarja e ideve dhe një perspektivë e re se si mund te ndërtohet bashkepunimi i profesionistëve shëndetesore në këtë fushë
Përmbajtja
Gjatë zhvillimit të konferencës, keynote speakers, të cilët janë njerëz eminentë në fushat e tyre, do të eksplorojnë rëndësinë e edukimit nutricional në farmaci, duke u fokusuar në fushat përkatese.
Për këtë konferencë vjen për hërë të parë në Republikën e Kosovës Profesor Roberto Volpe, doktor i shkencave të Mjekësisë, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Këshilllit Kërkimor Kombëtar të Italisë, Anëtar i Bordit Drejtues të Fondacionit të Dietës Meditërrane, Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Italiane Të Parandalimit Kardiovaskular (SIPREC), Delegat i Netëorkut Europian të Zemrës (EHN) në Bruksel, Profesor në Universitetin La Sapieza në Romë.
Gjithashtu Prof. assoc. Ibrahim Mehmeti i cili punon pranëRadium Hospitalet- Cancer Institute- në Universitetin e Oslo- Norvegji. Nutricionit dhe studiues.
Ndër ligjëruesit e ftuar është nutricionistja e mirënjohur në trojet shqiptare PhD. Cand. Diola Dosti, Autore e librit: ’Mesimet e Dioles, ushqim per cdo semundje’, Best seller’ nga Shoqata e Botueseve të Kosovës, në vendin e 4-rt, pas Ismail Kadaresë
Në përmbyllje të konferencës, pjesmarrësit do të pajisen me njohuri bazë dhe do të marrin përgjigje për shumë pyetje lidhur me nutricionin në:
Kardiologji
Gastroenterologji
Ortopedi
Endokrinologji
Dermatologji
Edukim nutricional dhe suplemente
Gjithashtu lidhur me legjislacionin dhe rregulloret që kanë të bëjnë me shtesat ushqimore dhe ushqimet për bebe, apo për të sëmurët me nevoja të veçanta.