Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Kondicioni ka lidhje me ankthin

Rezultatet e një studimi të ri nga shkencëtarët britanikë tregojnë qartë se aftësia e ulët kardio-respiratore dhe forca e dobët e muskujve shoqërohen me shëndet më të dobët mendor dhe se tek individët mund të ndikojnë në zhvillimin e simptomave të depresionit ose ankthit.

Një analizë e një studimi të kryer ndër më shumë se 150.000 pjesëmarrës ka treguar se fitnesi kardio-respiratore dhe forca e muskujve veçmas kontribuojnë në një rrezik në rritje të shëndetit më të dobët mendor, por lidhja më e qartë u gjet kur të dy faktorët ishin të përfshirë.

Pasi morën parasysh faktorë të tillë si mosha, gjinia, problemet e mëparshme mendore, pirja e duhanit, niveli i të ardhurave, arsimi dhe dieta, studiuesit arritën në përfundimin se edhe pas shtatë vjetësh, ekziston një lidhje e qartë midis aftësisë fillestare fizike të pjesëmarrësve dhe shëndetit të tyre mendor.

Midis pjesëmarrësve të studimit me kapacitet të ulët kardio-respirator dhe forcë më të dobët të muskujve, është vërejtur një rrezik 98 për qind më i lartë në zhvillimin e simptomave depresive dhe 60 për qind rrezik më i lartë në zhvillimin e simptomave të ankthit.

Ushtrimet e strukturuara të krijuara për të përmirësuar lloje të ndryshme të aftësisë fizike janë të mira si për forcën fizike ashtu edhe për atë mendore. Shqetësojnë raportet se njerëzit në kohën e pandemisë nuk janë më aq aktivë sa ishin më parë. Një shqetësim i veçantë është fakti se shumë salla dhe palestra janë të mbyllura, dhe koha që njerëzit mund të kalojnë jashtë shtëpisë është e kufizuar.

Aktiviteti fizik është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe mund të luajë një rol kryesor në parandalimin e çrregullimeve mendore. Inkurajues është fakti që aftësia fizike mund të përmirësohet relativisht shpejt – në më pak se tri javë. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të zakonshme mendore për 32.5 për qind

Youtube

Arkiva

Kategoritë