Mar, Sht 10, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

Komuna e Prishtinës para dy ditësh ka hapur një tender për trajtimin e qenve endacakë.

Për këtë janë planifikuar të shpenzohen 50 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, afati kohor për dorëzimin e aplikacioneve do të jetë deri më 15 prill 2021.

Kujtojmë se, qentë endacakë në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore, ku jo rrallëherë i sulmojnë edhe qytetarët.

Shpesh herë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë kritika të shumta nga qytetarët për strehimin e qenve endacak, por Ahmeti pati kërkuar që përgjegjësia e plotë për trajtimin e tyre t’u jepet komunave.

““Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative”, pati shkruar Ahmeti më 22 tetor, kur një qen sulmoi një grua shtatzënë në Prishtinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë