Komuna e Prishtinës ka më së shumti raste aktive me koronavirus deri më tani.
Sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm në Prishtinë janë 64 raste aktive me COVID-19.
Qyteti i dytë për nga numri i rasteve aktive është Ferizaj me 42 raste aktive.
Ndërsa, Prizreni ka aktualisht 25 qytetarë të infektuar me Covid-19.
Më pak raste aktive me COVID-19 kanë komunat: Kaçaniku, Lipjani, Malisheva, Peja, Suhareka, Vushtrria, Kamenica, Podujeva, Istogu, Fushë Kosova, Vitia, Drenasi, Mitrovica, Dragashi, Gjakova e të tjera.
Në Kosovë numri total i rasteve aktive është 331.