Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Prishtinës me masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje është mbledhur shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe kanë marrë disa vendime në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Rama ka thënë se në mbledhje u vendos që të organizohet puna vetëm me staf esencial, administrata të ofrojë dezingektues për duar dhe maska në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme, procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor do të zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022 si dhe do të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Po ashtu është vendosur që punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

Tutje Rama ka bërë të ditur se 78% e punonjësve të Komunës së Prishtinës janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë