Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Komuna e Prishtinës dhe ShSKUK me marrëveshje për shërbime më efikase për pacientë me hemodializë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, për ofrimin e shërbimit sa më efikas për pacientët e repartit të hemodializës së QKUK-së, të cilëve në mungesë të hapësirave në QKUK, do të u ofrohet në shfrytëzim kati i sipërm në QMF në Kodrën e Trimave.

Me këtë memorandum gjithashtu komuna do t’i kursej me mijëra euro, të cilat në të kaluarën shpenzoheshin për grumbullimin dhe asgjësimin e mjeteve mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e të cilat tash do të asgjësohen në QKUK.

Përparim Rama tha që do të jetë i hapur edhe për bashkëpunime të tjera që janë për të mirën e qytetarëve.

“Lë të jetë ky një vazhdim i mirëfilltë i bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës dhe QKUK-së.. Tash do t’i fillojmë bashkëpunimet edhe më shumë për të mirën e qytetareve, Komunës së Prishtinës dhe për të mirën e gjithë vendit”, tha ai.

Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka thënë që në fund të fundit ky bashkëpunim është përgjegjësi e tyre publike.

“Jemi të hapur shumë për këtë bashkëpunim, në fund të fundit është përgjegjësi e jona publike zyrtare, kështu që jeni të mirëseardhur edhe në QKUK për të parë nga afër shërbimet që ofrojmë për qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës”, tha ai.

Izet Sadiku, drejtor i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, tregoi disa pika të këtij memorandumi, ku njëra prej tyre ishte edhe shërbimi për hemodializ.

“Ne i ndihmojmë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për hemodializ në qendrën e mjekësisë familjare në Kodrën e Trimave prej vitit 2010… Na kanë ndihmuar Qendrën e Mjekësisë Familjare për grumbullimin dhe asgjësimin e mjeteve mjekësore që komunës në 15 muajt e fundit i kanë kushtuar rreth 200 mijë euro, dhe sot prej këtij momenti, duke iu falënderuar këtij bashkëpunimi, komuna më nuk paguan për këto shërbime, për arsye se këto bashkëpunime janë një marrëveshje bilaterale që bëhet në QKUK”, tha ai./kp/

Arkiva

Kategoritë