Kompania Rajonale e Hidroregjionit në një intervistë për Familja Jonë, bëri apel tek qytetarët që uji duhet të vlohet këto ditë, para se të pihet.
“Uji i cili përdoret për higjienë, në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, duhet të vlohet më së paku 10 minuta në temperaturë 100 gradë celsius”, u tha nga kompania e Hidroregjionit.
Kjo kompani këshillon qytetarët që të vlojnë ujin ose të përdorin ujë të ambalazhuar. /Familjajonë/