Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
KOMF me kërkesë ndaj institucioneve lidhur me rastet ku fëmijët janë viktimave të abuzimit dhe dhunës seksuale

KOMF mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale.

Sipas tyre në vazhdimësi, po shfaqen raste që dëshmojnë dështimin e sistemit për të garantuar mbrojtje për fëmijët viktima të abuzimit.

Megjithëse sipas KOMF, vazhdimisht po paraqiten raste ku ka dyshime të bazuara se ndaj fëmijëve, në mënyrë sistematike janë kryer vepra penale kundër jetës dhe trupit – ngacmimi seksual, vepra penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriu – fotografimi dhe incizimet të tjera të paautorizuara si dhe vepra penale kundër integritetit seksual – dhunimi, sulmi seksual, degradimi i integritetit seksual dhe keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi, në të shumtën e rasteve të dyshuarit për këto vepra po lirohen nga prokuroria për mbrojtje në liri.

KOMF potencon që këto raste janë të patolerueshme dhe skandaloze. Nisur nga kjo, KOMF kërkon që qasja institucionale të jetë efektive e jo të rezultojë në vrasje dhe viktima tjera të abuzimit.

KOMF përmes një kërkese për veprim i është drejtuar Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme, Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit, Bahri Hyseni – Kryesues i Këshillit Prokurorial, Burim Berisha – Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe Shpend Ahmeti – Kryetar i Komunës së Prishtinës, duke kërkuar veprime emergjente dhe llogaridhënie lidhur me këto raste.

Në fund zyrtarët e KOMF janë shprehur se do të jenë në pritje të veprimeve urgjente të institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me rastin./FamiljaJone

Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë