Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Kofsha pule me qumësht

PËRBËRËSIT: 2 kofsha pule, 2 gota ujë, 2 gota qumësht, 1 qepë mesatare, 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë e vogël arrë myshku pluhur, kripë, piper, 2 lugë gjelle mustardë, 1 lëkurë limoni, sherbelë, disa degë rozmarinë dhe 2 lugë salcë Worcestershire.

PËRGATITJA: Vendosni kofshat e pulës në tavë dhe shtojuni sipas dëshirës kripë, piper të zi, vaj ulliri, arrë myshku, lëngun e limonit, mustardën, lëkurën e limonit, dhe salsën Worcestershire. Masazhojini mirë me duar, mbulojini me qese kuzhine dhe lërini në frigorifer gjithë natën të marinohen. Nëse nuk ju premton koha, mjaftojnë edhe dy orë. Pasi janë marinuar u shtojmë 1 gotë ujë dhe u japim një pjekje të shpejtë në furrën e ngrohur më parë në 200°C për 20 minuta. Më pas i heqim nga furra dhe në tavë shtoni qepën e grirë imët, qumështin, sherbelën dhe degët e rozmarinës. Mbulojini me leter alumini dhe piqeni përseri në furrë këtë rradhë në 160°C për rreth 50 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën dhe lëreni të thekëriset mirë mishi, Shërbejini me patate furre.

Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë