Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika “Pulmo Plus” së shpejti e gatshme për të pritur pacientë

Klinika pulmologjike “Pulmo Plus” shumë shpejt do të fillojë punën me pacientët e saj. Këtë e konfirmoi drejtori i kësaj klinike, Dr. Musa Hoxha, përmes një lidhjeje telefonike.

I kontaktuar nga “Familja Jonë”, ai u shpreh se është pothuajse gjithçka gati dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që klinika të hapet dhe të pranojë pacientë, mirëpo ende nuk mund të flitet për një datë të caktuar. “Ende nuk është hapur, mirëpo pritet të hapet shumë shpejt. I kam paraqitur dokumentet dhe ajo që mund të them është se do fillojmë punë shumë shpejt”, u shpreh ai për “Familja Jonë”.

“Pulmo Plus” në radhet e veta do të ketë profesionistë shëndetësorë tashmë të dëshmuar në Kosovë. Hoxha përmend disa nga doktorët që do të punojnë aty, si dhe nuk e përjashton mundësinë që kësaj ekipe t’i shtohen edhe doktorë të tjerë.

“Në këtë klinikë do të punojnë doktor Flamur Marku, Artan Haxhiaj…këta. Ndoshta në të ardhmën do të ketë edhe të tjerë”, shtoi ai.

Kjo klinikë do të jetë e hapur prej orës 14:00 deri në orën 20:00 për pacientët e saj. Mjekët e angazhuar në QKUK, do të fillojnë punën pas përfundimit të orarit në institucione publike shëndetësore.

“Klinika do të jetë e hapur nga ora 14:00. Të gjithë doktorët, pas përfundimit të orarit në QKUK, do të jenë të angazhuar në këtë klinikë. Ata do të punojnë me orar të përgjysmuar, që i bie se do të jenë katër orë në shërbim të pacientëve”, theksoi tutje Hoxha.

Lokacioni i klinikës “Pulmo Plus” do të jetë afër “Grand Store-es” në Veternik, konkretisht prapa saj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë