Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Klinika Infektive, e mbushur – S’ka shtretër të lirë për të infektuarit me COVID-19

U.D. i drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, foli rreth situatës me Covid-19 në Infektiv, shkruan Indeksonline.

Ai tregoi që po vazhdon gjendja e rëndë në klinikë, teksa tha që nuk ka shtetër të lirë për qëndrim 24-orësh.

“Klinika Infektive vazhdon t’i ketë të mbushura kapacitetet me pacientë për arsye se është klinika e parë për Covidin. Orientimi i parë i pacientëve është këtu. Këtë 10 ditëshin e fundit e kemi një kapacitet të shtuar. Ne jemi duke e dhënë trajtimin vazhdimisht edhe pse kemi staf të infektuar.

Me forcat tona po japim ndihmë për të gjithë ata. Kërkesat për shtrime në spital janë të mëdha. 120-122 pacientë, janë të mbushura kapacitet e klinikës me pacientë. Shtretër të lirë me qëndru 24 orë nuk kemi asnjë, kërkesat janë të mëdha, është rritur shumë numri i pacientëve”.

Sadiku tha se nëse vazhdon ky trend i rritjes së rasteve me koronavirusin, duhet vendosur masa të reja.

“Nëse vazhdon ky trend i rritjes së rasteve duhet vendosur masa të reja. Shumë vende në Evropë po bëjnë mbyllje”./Indeksonline/

Arkiva

Kategoritë