Me një histori 20-vjeçare që nisi me një mision të qartë , të ruajë shikimin e pacientëve, Klinika Gjermane e Syrit ka evoluar në një nga institucionet më të besuara dhe moderne për trajtimin e problemeve të syrit në Kosovë dhe rajon. Sot, kjo klinikë feston dy dekada të mbushura me profesionalizëm, inovacion dhe mijëra jetë të prekura pozitivisht.
E themeluar në vitin 2005 nga Dr. Minir Asani dhe Dr. Talat Gjinolli, Klinika ishte ndër të parat në vend që solli teknologji të avancuar në fushën e oftalmologjisë. Gjatë viteve, ajo ka sjellë një sërë procedurash moderne si LASIK, implantimi i lenteve multifokale Clareon Panoptix, si dhe terapinë më të re “Vabysmo” për trajtimin e degjenerimit makular dhe edemës makulare diabetike , dhe shumë shërbime të tjeran duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve në Kosovë, por edhe më gjerë.
Vizioni i saj u forcua edhe më shumë falë përkushtimit të Dr. Valbon Ajazajt dhe Dr. Afrim Shabanit, të cilët mbeten sot shtylla kyçe të këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
Ngjarja përkujtimore për 20-vjetorin mblodhi themeluesit, stafin e përkushtuar, bashkëpunëtorë ndërkombëtarë si Prof. Gabor Scharioth, si dhe përfaqësues të institucioneve partnere. Përmes fjalimeve, mirënjohjeve dhe një video dokumentare për historikun e klinikës, u vlerësua puna e palodhur e shumë anëtarëve të stafit që janë pjesë e Klinikës prej 10, 15 apo edhe 20 vitesh.
Sot, 20 vite pas themelimit, Klinika Gjermane e Syrit ofron më shumë se shërim, ajo ofron një vizion të qartë për të ardhmen.