Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika e Onkologjisë publikon raportin e punës

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka publikuar raportin e punës, me rastin e shënimit së Ditës Botërore Kundër Kancerit.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se gjatë vitit 2019 janë regjistruar 1 mijë e 586 raste të reja me kancer në Kosovë.

Duke i paraqitur në mënyrë tabelore, Kurtishi tha se dominon kanceri i gjirit dhe kanceri në mushkëri.

“30-35 gra në muaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit. Brenda vitit janë paraqitur 378 raste të reja. Kanceri i mushkërive më së shumti ka prekur gjininë mashkullore, me një numër prej 228 rastesh”, tha Kurtishi.

Në bazë të regjistrave të punës, me kancer gastrointestinal janë paraqitur 352 raste, me kancer urogjenital/gjinekologjik 390, me kancer në kokë dhe qafë 237 dhe me kancer gastrointestinal 352 raste.

Gjatë vitit 2019, Klinika e Onkologjisë ka ofruar 217 mijë e 143 shërbime të kimioterapisë. Ndërsa, sa i përket radioterapisë, janë ofruar 26 mijë shërbime në kujdesin paliativ dhe kurativ.

Kryetari i Shoqatës se Oftamologëve, Arben Bislimi, deklaroi se 1/3 e sëmundjeve të kancerit mund të parandalohet, nëse trajtohen me kohë.

“9.6 milionë njerëz vdesin nga kanceri në botë. 1/3 e kësaj sëmundjeje mund të parandalohet me trajtimin e hershëm. Gjithmonë do të ofrojmë asistencën tonë, sepse vëtëm bashkë mund t’ia dalim”, u shpreh Bislimi.

Nafije Latifi, themeluesja e shoqatës “Jeta Vita”, njëherësh edhe paciente që i mbijetoi kancerit, rrëfeu situatën, në të cilën gjendet një pacient me këtë sëmundje.

“E di se në çfarë situate kalon një pacient. Synimi jonë ka qenë vetëdijësimi i gratë. Është mirë të paraqiten te mjeku. Paraqitja e hershme e lehtëson trajtimin. Nëse realizohen synimet e Onkologjisë, atëherë pacientët do të jenë të kënaqur me trajtimin”, tha Latifi.

Image may contain: 8 people, indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë