Pre, Maj 20, 2022
Banner Top
Banner Top
Klinika e Kirurgjisë Plastike për tre muaj ka kryer 440 operacione

440 operacione janë kryer në tremujorin e parë të vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike- Rekunstruktive dhe Estetike.

Sipas ShSKUK-së, kirugët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente.

Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik bënë edhe rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit.

Poashtu, në Klinikën e Kirurgjisë plastike për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët e klinikës.

Arkiva

Kategoritë