Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Kjo erëz është më efektive se kanella kur bëhet fjalë për dietën, por nuk bën të përdoret në sasi të mëdha

Arrëmyshku djeg depozitat e yndyrës dhe ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt

Arrëmyshku mund të përdoret në përgatitjen e sallatave të ndryshme, supave, salcave, vakteve, ëmbëlsirave, por pak njerëz e dinë se sa e fuqishme është kjo erëz kur bëhet fjalë për dietën, transmeton Telegrafi.

Për shkak se është i pasur me fibra, arrëmyshku funksionon duke ju mbajtur më gjatë të ngopur dhe duke reduktuar oreksin.

Gjithashtu, ekspertët theksojnë se kjo erëz është e mrekullueshme për uljen e kolesterinës së keqe.

Përmban gjithashtu mangan, i cili është efektiv në shkrirjen e shtresave yndyrore dhe i vetmi disavantazh i kësaj erëze është yndyra e ngopur, prandaj nuk duhet të hahet në sasi të mëdha.

Në kohët e lashta është përdorur për mjekësi. Në literaturën Indiane arrëmyshku është përdorur për erë të keqe të gojës, për kokëdhembje dhe ethe. Arabët kanë përdorë arrëmyshkun për të trajtuar probleme të ndryshme me stomak dhe probleme të tretjes. Po ashtu përdorimi i arrëmyshkut natën mund të ketë efekt qetësuesi. Për më tepër arrëmyshku përdoret edhe për sëmundje si Alzhaimer, pasi përmban mirisicin që e mbanë trurin të shëndetshëm.

Përdorimi i arrëmyshkut

Mund ta përdorni arrëmyshk në dietë duke e grirë në një sallatë frutash dhe mund ta konsumoni edhe gjatë mëngjesit, për shembull, nëse hani vezë, tërshërë, madje edhe pasta.

Rekomandohet përdorimi i tij si erëz në përgatitjen e perimeve, si karotat, patatet, lakra, spinaqi apo lulelakra.

Gjithashtu ëmbëlsirave u jep një shije të parezistueshme dhe nuk do të gaboni nëse në një filxhan kafeje ose çaj të nxehtë hidhni pak arrëmyshk.

Arkiva

Kategoritë