Njerëzit me kolesterol të lartë janë në rrezik të shtuar të sëmundjeve serioze si sulmi në zemër dhe sulmi në tru. Pikërisht për këtë, paralajmërojnë mjekët, duhet të reagojmë që në simptomat e para për të rregulluar apo ulur me kohë nivelin e kolesterolit në gjak.
Shenjat më të zakonshme që tregojnë se një person ka kolesterol të lartë përfshijnë ënjtjen e pjesëve të poshtme të këmbëve dhe kyçeve, ënjtjen e këmbëve ose pëllëmbëve, ndjenjën e rëndimit në këmbë, dhimbje në kofshë dhe një ndjesi djegieje në pjesën e sipërme të barkut, sidomos pasi keni ngrënë diçka të yndyrshme.
Megjithatë, supozohet se ekzistojnë deri në tre zakone me të cilat mund të ulim ndjeshëm nivelet e kolesterolit, sipas mjekëve, përkatësisht aktiviteti i rregullt fizik, gjumi i mjaftueshëm dhe shmangia e stresit, përcjell Index.hr .
Aktiviteti fizik
Ushtrimet e rregullta kanë treguar se përmirësojnë shëndetin e sistemit tonë kardiovaskular duke ndihmuar në uljen e kolesterolit, kontrollin e presionit të gjakut dhe parandalimin e ngushtimit të arterieve. Po kështu, mjekët theksojnë se aktiviteti fizik ndihmon edhe në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.
Sasi e mjaftueshme e gjumit
Përveç ushtrimeve, mjekët na sigurojnë se një sasi e mjaftueshme e gjumit, dhe gjumi cilësor, është i lidhur ngushtë me kolesterolin dhe presionin e gjakut, një nga faktorët më të fortë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.
Shmangia e stresit
Edhe pse është mjaft e kuptueshme që askush nuk mund t’i shmangë plotësisht pasojat negative të jetës së përditshme, ekspertët na sigurojnë se të paktën pjesërisht shmangia e stresit është një taktikë e mirë për uljen e kolesterolit. Gjegjësisht, studimet kanë zbuluar se stresi stimulon shënuesit inflamatorë të lidhur me sëmundjet e zemrës.