Një hulumtim i publikuar në Science Direct, ka sugjeruar që depresioni dhe ankthi tek gratë shtatzëna mund të rritë mundësinë e lindjes së parakohshme . Por janë edhe disa gjëra të tjera, që ndikojnë tek foshnjat.
Debatet dhe e bërtitura –mund të shkaktojnë ankth dhe depresion që mund ta lëndojnë fëmijën. Kjo mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës, sidomos në sistemin imunitar.
Kur hani shumë sheqer – dhe jeni shtatzënë, fëmijës mund t’i shkaktoni në të ardhmen probleme me mësim-nxënie.
Ndryshimi i humorit – gjatë shtatzënisë është i zakonshëm, por kjo gjë mund të ndikojë edhe tek foshnja.
E qara – gjatë shtatzënisë është normale, pasi gratë në këtë periudhë janë më sentimentale. /Familja Jone