Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Këto janë vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca, deri më tani

Një numër i konsiderueshëm i vendeve, kryesisht në Evropë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca për frikën se vaksina mund të ketë shkaktuar që disa marrës të zhvillojnë mpiksje gjaku.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Suedia dhe Letonia të martën u bënë vendet e fundit që ndaluan shpërndarjen, pas lëvizjeve nga Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda, ndër të tjera.

Në këtë drejtim, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) takohet të martën për të rishikuar të dhënat e disponueshme të sigurisë për vaksinën, megjithëse ka shprehur vazhdimisht besim në sigurinë e saj në ditët e fundit.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se deri më tani nuk kishte prova të një lidhjeje.

Më shumë se 17 milionë njerëz kanë marrë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian deri më tani, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha të dielën AstraZeneca.

Ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i ilaçeve në Evropë, do të takohet të enjten për të diskutuar informacionin e mbledhur për të vendosur nëse vaksina kontribuoi në zhvillimet tromboembolike.

Ndërsa hetimi i tij është duke vazhduar, EMA mbetet e mendimit se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore të mundshme.

Por “garancitë” duket se kanë bërë pak për të qetësuar dyshimet dhe këto janë vendet që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës deri më sot: Suedia, Letonia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Luksemburgu, Qipro, Portugalia, Sllovenia, Indonezia, Holanda, Irlanda, Bullgaria, Republika Demokratike e Kongos, Tajlanda, Rumania, Islanda, Danimarka, Norvegjia, si dhe Austria.

Arkiva

Kategoritë