Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë shenjat që tregojnë se bebi juaj ka alergji në vezë

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, bebi juaj është i gatshëm për të konsumuar ushqime të ngurta rreth moshës gjashtë mujore.

E disa prej shenjave që tregojnë për këtë periudhë janë:

-kur bebi juaj fillon të ulet;

-kur bebi juaj arrin të mbajë kokën lart;

-kur bebi nuk e tërheq prapa ushqimin përmes gjuhës së tij;

Përfitimet e vezës

Vezët janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe yndyrave. Ato përmbajnë acide yndyrore esenciale, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e trurit. Mes tjerash, ato janë lëndë ushqyese si biotinë, hekur dhe vitamina A, D, E dhe B12.

Periudha se kur do t’i prezantoni vezët para bebit tuaj mund të jetë shqetësuese.

E kjo për faktin se ndiheni të shqetësuar për alergjitë ushqimore gjatë procesit të shkëputjes nga gjiri.

Para se, bebin tuaj të filloni t’a ushqeni me vezë, sigurohuni që ato janë të gatuara mirë.

Sigurohuni që e verdha dhe e bardha e vezës të jenë plotësisht të forta, para se t’ia shërbeni bebit.

Shenjat e alergjisë ndaj vezës tek bebi

Vezët njihen si një alergjen i zakonshëm tek bebet. Shenjat e para karakterizuese pas ngrënies janë:

-kruarje;

-ënjtje e lëkurës, buzëve e gjuhës;

-teshtitje;

-vështirësi në frymëmarrje;

-probleme me gëlltitje;

-nauze, diarre;

Nëse bebi juaj përballet me këto shenja, sigurohuni që të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj./Belly

Youtube

Arkiva

Kategoritë