Kujdesi ndaj syve nuk nënkupton vetëm kontrollat vjetore, por edhe ushqimet të cila konsumohen.
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që përballen me probleme në shikim mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit, problemeve me dëgjimin, hipertensionin dhe depresionin shkruan.
Për të zvogëluar rreziqet dhe t’i mbroni sytë tuaj është mirë që të praktikoni këto sugjerime:
-Angazhimi në një aktivitet të rregullt fizik;
-Bëni një pushim nga pajisjet teknologjike;
-Mbajtja e një peshë konstante;
-Mbajtja e syzeve të diellit kur jeni jashtë;
Përpos këtyre katër sugjerimeve është e rëndësishme t’i kushtoni kujdes edhe ushqimit të cilit konsumoni.
Egzistojnë katër ushqime të rekomanduara nga dietologët të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese, e ato janë:
1.Vezët
Karotenoidet janë antioksidantë që luajnë shumë role në trupin e njeriut, disa prej të cilave lidhen me shikimin tuaj.Dy karotenoide, luteina dhe zeaksantina, janë identifikuar se kanë potencialin për të ndihmuar në mbrojtjen e syve tuaj nga drita blu.Këta dy karotenoide gjenden në të verdhën e vezës suaj.
2.Karrota
Karrotat përmbajnë lëndë ushqyese beta-karotinë, që ndihmojnë në shikimin tuaj.Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e ushqimeve të pasura me beta karotinë, si karrota, ndihmon në mbështetjen e aftësisë për të parë natën.
3.Dredhëzat
Luleshtrydhet janë të pasur me lëndë ushqyese që mbështesin shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj, duke përfshirë edhe shëndetin e syve tuaj.
4.Perimet e gjelbërta
Lakra e spinaqi janë dy nga perimet e pasura me luteinë dhe zeaksantinë./Very Well Health