Kur gratë kalojnë në menopauzë, ka disa raste kur mund të kenë nevojë të vizitojnë një mjek. Për shembull, kur simptomat ndikojnë në jetën tuaj të përditshme.
Narendra Pisal, këshilltar gjinekolog në klinikën e Londrës, thotë se: “Është më mirë të shihni mjekun tuaj nëse simptomat tuaja ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj. Nëse ka ndonjë gjakderdhje ose rrjedhje të pazakontë, është e rëndësishme të kërkoni kujdes urgjent mjekësor për të përjashtuar ndonjë patologji tjetër.”
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS), shpejgon se mosha mesatare për gruan për të arritur menopauzën është 51 vjeçe.
Gjithsesi, ky trup shëndetësor shton se: “Menopauza është kur një grua pushon së pasuri periodat dhe nuk është më në gjendje të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale.
“Periodat zakonisht fillojnë të bëhen më të rralla gjatë disa muajve ose viteve para se të ndalojnë fare. Ndonjëherë mund të ndalojnë dhe papritur.”
NHS thotë se rreth një në 100 gra përjetojnë menopauzë para moshës 40 vjeçe.
Dr. Pisal, rreth kësaj teme ka thënë se: “Jo të gjitha gratë do të kenë simptoma të menopauzës, por simptomat më të zakonshme janë ndenja e ndezjeve të nxehta dhe djersitjet gjatë natës”.
“Simptoma të tjera përfshijnë cilësinë e dobët të gjumit, paaftësinë për t’u përqëndruar, ndryshimet e humorit, energjinë e ulët dhe dëshirën e reduktuar për marrëdhënie intime. Tharja vaginale, shqetësimi gjatë marrdhënies dhe shpeshtësia e urinimit janë gjithashtu të zakonshme.”
Abbas Kanani, farmacist në Chemist Click, thotë se ka disa shenja kryesore nëse duhet të shkoni te mjeku i përgjithshëm, duke filluar nga:
Periodat anormalisht të rënda;
Nëse jeni nën 40 vjeç dhe nuk keni pasur menstruacione për 12 muaj;
Përjetimi i simptomave dobësuese që po ndikojnë në jetën tuaj të përditshme;
Përjetimi i ndonjë simptome të pazakontë që nuk është tipike për perimenopauzë./Express.co.uk