Alzheimeri është një lloj sëmundje që ndikon në kujtesën, të menduarit dhe sjelljen tonë. Simptomat e kësaj sëmundje rriten dhe ndërhyjnë në detyrat tona të përditshme.
Alzheimeri është një sëmundje progresive, që do të thotë se simptomat gradualisht do të përkeqësohen me kalimin e kohës. Sëmundja Alzheimer ndahet në shtatë faza:
Faza 1. Nuk ka simptoma në këtë fazë, por mund të ketë një diagnozë të hershme bazuar në historinë familjare.
Faza 2. Shfaqen simptomat, si harresa.
Faza 3. Shfaqen dëmtime të lehta fizike dhe mendore, të tilla si memorie dhe përqendrim i reduktuar. Këto mund të vërehen vetëm nga dikush shumë i afërt me personin.
Faza 4. Alzheimeri shpesh diagnostikohet në këtë fazë, por ende konsiderohet i lehtë. Humbja e kujtesës dhe pamundësia për të kryer detyrat e përditshme është evidente.
Faza 5. Simptomat e rënda, nevojitet ndihmë nga të dashurit ose kujdestarët.
Faza 6. Në këtë fazë, një person me Alzheimer mund të ketë nevojë për ndihmë me detyrat bazë, të tilla si ngrënia dhe veshja e rrobave.
Faza 7. Kjo është faza më e rëndë dhe e fundit e Alzheimerit. Mund të ketë humbje të të folurit dhe shprehjeve të fytyrës.
Ndërsa një person përparon nëpër këto faza, ai do të ketë nevojë për mbështetje nga një kujdestar./healthline