Qepët e reja janë shumë ushqyese dhe të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve
Është një perime ideale pranverore, e cila është burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, ndërsa përmban shumë fosfor, kalium dhe kalcium nga mineralet.
Për shkak të vetive të tij antibakteriale, mbron trupin nga shfaqja e proceseve inflamatore, dhe sasia e madhe e squfurit në të rrit oreksin dhe përmirëson tretjen.
1. Ruajnë zemrën
Qepët janë plot me antioksidues që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Përmbajnë gjithashtu shumë vitaminë C, e cila ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut brenda kufijve normalë dhe në këtë mënyrë mbron nga sëmundjet e zemrës.
2. Mbrojnë shikimin
Sasia e madhe e karotenoideve në këtë ushqim ruan shikimin dhe shëndetin e syve, ndërsa mbështjelljet natyrale të bëra nga qepët e pranverës qetësojnë irritimin dhe inflamacionin e syve. Vitamina A, përveçse mbron nga inflamacioni i syve, zvogëlon edhe rrezikun e sëmundjeve të retinës, siç është degjenerimi makular.
3. Forcojnë kockat dhe imunitetin
Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë kockat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë densitetin e kockave. Vetëm një kërcell i qepës përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1.6 mikrogramë vitaminë C, që është 22 për qind e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave që përmirësojnë shëndetin e kockave. Studimet e shumta kanë treguar se qepët e reja janë një burim i mirë i fitokimikateve, veçanërisht i komponimeve flavonoid si kuercetina dhe antocianina. Këto fitokimikate janë kimikate natyrale të përfshira në shumë bimë që mund të përmirësojnë imunitetin.
4. Ulin kolesterolin
Qepët e reja kanë një numër të madh substancash që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e gjelbër e saj është shumë e shëndetshme dhe përveçse ndihmon në uljen e kolesterolit, është e mirë edhe për të rikthyer në normalitet sheqerin e lartë.https://fad5ef91ad0f7ba6736f47b3009e0368.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
5. Të dobishme për lëkurën
Qepët e reja ndihmojnë trupin të prodhojë sasi më të madhe kolagjeni dhe ta rinovojë atë. Kolagjeni është i nevojshëm që lëkura të mbetet e bukur, kështu që ngrënia e qepëve do ta ndihmojë atë të jetë e shëndetshme dhe rinore.