Ndonjëherë në mënyrë që të pranoheni nga shoqëria, bëni gjëra që nuk ju kënaqin juve vet!
Është e rëndësishme të dihet që askush nuk është perfekt, prandaj shoqëria duhet të ju pranojë ashtu siç jeni.
Janë disa gjëra që në asnjë rrethanë nuk duhet t’i bëni për tu pranuar nga shoqëria:
Të udhëtoni vetëm për të postuar në rrjete sociale – Studimet tregojnë që personat që dëshirojnë të pranohen nga të tjerët, udhëtojnë sa për të publikuar diçka në rrjete sociale. Në vend që t’i impresioni të tjerët në rrjetet virtuale, është mirë që ta shijoni udhëtimin dhe ta eksploroni vendin.
Nuk jeni vetja – ndonjëherë disa njerëz ndërrojnë në gjithë personalitetin, vetëm që të pëlqehet nga të tjerët. Kjo është e dëmshme, pasi nëse shndërroheni tërësisht në një person tjetër, atëherë askush nuk mund të ju njoh ju!
E shfaqni dashurinë në rrjete sociale – ditë të sotme, çiftet publikojnë shumë fotografi të tyre në rrjete sociale duke tentuar ta bindin botën që janë të lumtur. Studimet kanë treguar që kryesisht çiftet e palumtura dhe të pasigurta publikojnë shumë fotografi. /Famila Jone