Ndjenja “nënë” është përvojë e re që ja ndryshon jetën një gruaje përgjithmonë, por të gjitha thonë se është ndjenjë e veçantë.
Nga jo përvoja, shtatzënat ndonjëherë veprojnë jo përshtatshëm për situatën e tyre. Mjekët i këshillojnë ato të mësojnë se si duhet vepruar në momentet e lindjes.
Gratë shtatzëna paraqiten shumë herët në spital
Sipas tyre, ato kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi janë vonuar për procesin e lindjes. Ato hanë ushqim në fazën aktive të lindjes dhe kjo është e rrezikshme, sepse, nëse duhet të bëhet një operacion urgjent stomaku i gruas duhet të jetë i zbrazët.
Kur shtatzëna ecën shumë edhe pse nuk është ende në fazën aktive
Kjo mund të jetë me rrezik pasi nuk do të ketë më fuqitë e duhura në momentin kur do t’i nevojiten.
Fillojnë të shtyjnë shumë shpejt
Kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin që ndihet nevoja urgjente për të shtyrë; fjala është për gjatë procesit të lindjes.
E mban frymën
Kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit që e ndjen. Kjo do të ketë efekte negative në lindje sepse do ta vonojë kohën e daljes së foshnjes, dhe do të rriten rrahjet e zemrës.
Nuk pranojnë të operohen edhe kur këtë ua kërkon mjeku
Në këtë rast do të rrezikohet jo vetëm jeta e foshnjës por edhe e gruas, pasi që mjeku e di më mirë se kur duhet të kryhet kjo ndërhyrje./NetDoktori