Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Këta janë kandidatët për drejtor në gjashtë klinika të QKUK-së

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është në proces konkursi për drejtor të gjashtë klinikave.

Mbi 20 mjekë në QKUK ia kanë aplikuar për poziten e drejtorit në gjashtë klinika, në konkursin e fundit të shpallur nga menaxhmenti i SHSKUK-së.

Në klinikën e Radiologjisë ka kandiduar Bujar Gjikolli, i cili deri më tani ka udhëhequr me këtë njësi. Kandidatura e tij ndodh në kohën kur klinika ka qenë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë për rastin e zhdukjes së një pajisje, si dhe evidentimit të shumë parregullësive me kujdestari nga auditori i brendshëm.

Përveç tij, edhe ish-drejtoresha Serbeze Kabashi po ashtu ia ka mësyrë sërish kësaj pozite.

Shkëndije Nuza është kandidatja tjetër për drejtoreshë të Radiologjisë, ndërsa krahas saj janë edhe Agim Bregaj dhe Gani Morina.

Klinika e Onkologjisë deri më tani është udhëhequr nga Ilir Kurtishi. Onkologu sërish ka kandiduar për të vazhduar edhe një mandat. Krahas tij kanë kandiduar edhe Arben Bislimi, Ardian Millaku dhe Vildane Goga, shkruan Gazeta Shneta.

Katër kandidatë janë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Hysni Jashari, Isber Ademaj, Ardian Shefkiu dhe Kujtim Ukëperaj.

Edhe Neurologjia pritet të bëhet me drejtor të ri. Për këtë pozitë kanë kandiduar Edmond Komoni, Argjend Shala, Adnan Biqku dhe Rushit Jashari.

Ndërkaq në Klinikën e ORL-së janë tre kandidatë, Xhevdet Latifi, Arsim Behramaj dhe Abdurrahman Zogaj. Në Psikiatri kanë kandiduar katër mjekë, Faton Kutllovci, Samire Braina, Muhamet Karameta dhe Adelina Ahmetaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë