Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këta janë gjashtë drejtorët e rijë të gjashtë klinikave në QKUK pas rezultateve të konkursit

Sot është mbajtur intervista në kuadër të procesit të konkursit për përzgjedhjen e drejtorëve në gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pas përfundimit të procesit të rekrutimit gjashtë klinika të QKUK-së janë bërë me drejtorë të rinjë.

Më poshtë janë drejtorët për secilën klinikë:

Klinika e Radiologjisë është bërë me drejtoreshë të re. Dr. Shkëndije Nuza ka dal e para në testin me shkrim dhe intervistën me gojë me gjithsej 83.6 pikë, duke lënë pas kundërkandidatin Bujar Gjikolli me më shumë se 11 pikë më pak respektivisht 72.7.

Edhe Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve është bërë me drejtor të ri. Ardian Shefkiu është vlerësuar i pari me 83.6 pikë, kurse kundërkandidati i tij Hysni Jashari ka mbetur i dyti me 68.6 pikë.

Në Klinikën e Onkologjisë kanë qenë tre kandidatë, ku prej tyre ka fituar Ardian Millaku. Millaku ka dal i pari me 87.6 pikë, ndërkaq dy kandidatët tjerë Vildane Goga me 83.2 pikë dhe Ilir Kurtishi me 76 pikë.

Në ORL drejtor është përzgjedhur Arsim Behramaj i cili ka qenë kandidat i vetëm në testin me shkrim dhe intervistë. Ai është vlerësuar me 62.2 pikë nga komisioni.

Edhe në Neurologji garës në test dhe intervistë i është nënshtruar vetëm Edmond Komoni i cili ka marr 82.8 pikë.

Ndërkaq në Klinikën e Psikiatrisë drejtor i ri do të jetë Faton Kutllovci i cili ka fituar 82.9 pikë. Kundërkandidatja e tij Samire Braina përkundër testit, nuk ka marr pjesë në intervistën me gojë. /Gazeta Shneta/

Youtube

Arkiva

Kategoritë