Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilli i Nxënësve të Kosovës do të mbajë marsh protestues me moton “S’po shkohet në shkollë”

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) më 19 prill në 29 qytete të vendit do të mbajë marshin protestues me moton “S’po shkohet në shkollë”.

KNK thotë se në këtë ditë synon të fuqizojë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës duke e paraqitur realitetin, siç thuhet shqetësues, me të cilën nxënësit ballafaqohen në baza ditore.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyrë të marrim një hap të tillë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Prandaj, KNK ju bën thirrje të gjithë nxënësve, prindërve, organizatave dhe çdo individi që solidarizohet me këtë mesazh e të bashkëngjitet në këtë marsh.

“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë