Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Katër vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për katër vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Tri raste raportohet të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës (2 në Prishtinë dhe 1 në Lipjan) dhe një rast tjetër në  minierën Cërnac, në Mitrovicën e Veriut.

Detaje nga raporti i policisë:

VDEKJE  E  DYSHUAR 

  • Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja  e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
  • Rr. Stambolli, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore.
  • QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime.

VDEKJE E DYSHUAR

  • Minjerë- Cërnac , Mitrovicë Veri, 02.03.2021-19:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar , ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes  ku në shtëpinë e shëndetit Leposaviq është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Youtube

Arkiva

Kategoritë