Katër raste të dhunës në familje u regjistruan gjatë së hënës së 6 majit në Prishtinë.
Dy raste të dhunës u raportuan në Fushë Kosovë, derisa një tjetër në Prishtinë e Obiliq.
Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në njërin rast burri kishte sulmuar gruan së bashku me vajzat e tij, derisa në rastin tjetër një burrë pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.
Derisa, në Prishtinë, viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht.
Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me dy fëmijët e saj.
Ndërsa, në Obiliq ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka qëndrueshmëri psikike ka shkaktuar dhunë ndaj saj.