Agrumet nuk janë të vetmet të pasura me këtë vitaminë kryesore.
Kur flasim për imunitetin, shumica e njerëzve së pari mendojnë për vitaminën C. Kohët e fundit, ne po kujdesemi për shëndetin më shumë se kurrë.
Çfarë saktësisht bën vitamina C për ne?
Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë që vepron si një antioksidant i fuqishëm. Ka një rol të rëndësishëm në sistemin nervor, metabolizëm dhe imunitet.
Përveç kësaj, vitamina C ndihmon në absorbimin e mikronutrientëve, veçanërisht hekurit – thekson dr. Megan Meier, transmeton Telegrafi.
Sa vitaminë C ne kemi nevojë në ditë?
Shtojcat ushqimore të rekomanduara në formën e vitaminës C sillen nga 15 miligramë deri në 120 miligramë në ditë, në varësi të moshës dhe gjinisë.
Rekomandohet 75 miligramë në ditë për gratë e rritura dhe 90 miligramë në ditë për burrat e rritur.
A do të ndihmojë marrja e dyfishtë e vitaminës C në sistemin imunitar?
Vitamina C është një lëndë ushqyese e rëndësishme për funksionimin optimal të imunitetit. Megjithatë, studimet kanë treguar se marrja e megadozave të saj në formën e shtojcave nuk ndihmon fare në luftën kundër sëmundjeve, siç është ftohja e zakonshme.
Më shumë vitaminë C nuk është domosdo më e mirë, sepse trupi ynë mund të absorbojë vetëm disa qindra miligramë në të njëjtën kohë. Për shkak se vitamina C është e tretshme në ujë, ajo ka toksicitet të ulët dhe nuk shoqërohet me efekte të dëmshme në doza të larta.
Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë ilaçe të caktuara, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me shtesat e vitaminës C, kështu që në atë rast, konsultohuni me mjekun.
Cili është ushqimi më i mirë me vitaminë C për të ngrënë?
Sasi të mëdha të vitaminës C mund të gjenden në perime të tilla si brokoli, lakër, lulelakër, patate, spinaqi dhe domatet, agrumet dhe lëngjet me citrus, luleshtrydhe dhe lëngu i domates.
/Telegrafi/