Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Katër arsyet pse duhet konsumuar kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Sipas  Lisa R.Young, dietologe, kërpudhat kanë përmbajtje të lartë të aminoacidit ergotioninë, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe në uljen e inflamacionit.

Mes tjerash, kërpudhat janë të pasura me:

Kalium: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionin e zemrës, muskujve dhe nervave.

Selen: Kërpudhat janë gjithashtu një burim natyral i mineralit të selenit.

Vitamina B: Sipas dietologut Nichole Andrews, “kërpudhat janë të pasura me vitaminat B, riboflavin, niacin dhe acid pantotenik – një kombinim që ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës”.

Vitamina D: Hulumtimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D ka lidhshmëri me disa kushte shëndetësore si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.Ushqimet që përmbajnë vitaminën D janë të mëse të nevojshme në dietën tuaj./VeryWell Health

Youtube

Arkiva

Kategoritë