Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Karbohidratet nuk janë armiku: Mësoni të dalloni të mirat nga të këqijat dhe humbni peshë pa qenë të uritur

Shumica e dietave na këshillojnë që të heqim dorë nga karbohidratet

Edhe pse shpesh i konsiderojnë të rrezikshme për linjën e trupit tonë dhe që mund të na bëjnë të shtojmë peshë, karbohidratet janë të domosdoshme për organizmin tonë në mënyrë që të mund të funksionojmë normalisht.

Karbohidratet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë të cilat i ndihmojnë trupit që të lëvizë dhe të shpenzojë, por edhe të zbërthejë në glukozë e cila është energji e mirë për trurin.

Nuk janë të gjitha karbohidratet të njëjta, por disa janë më të mira se të tjerat.

Karbohidratet e këqija janë të thjeshta, karbohidratet e përpunuara të cilat përmbajnë shtesë sheqeri. Disa nga më të këqijat janë buka e bardhë, ëmbëlsirat, lëngjet e gazuara, pijet energjike dhe pastat e bardha.

Me futjen në organizëm të këtyre karbohidrateve vetëm sa grumbulloni kaloritë panevojshme. Kjo nuk do të thotë që duhet të djersiteni kur vendosni të hani ndonjë ëmbëlsirë herë pas here.

Ekzistojnë karbohidrate të mira, burimi i të cilave janë kokrrat e plota të drithërave, fasulja, pemët dhe perimet.

Ato janë të mira sepse janë të pasura me fibra dhe me përbërës ushqyes, ndërkaq shumica përmbajnë magnez, proteina, vitamina të rëndësishme dhe antioksidantë.

Ndër karbohidrate të mira bëjnë pjesë: kinoa, qulli i tërshërës, kokoshkat, fasulja e zezë, qiqrat, mollët, bananet, karotat dhe patatja e ëmbël.

Këtyre u nevojitet kohë e gjatë që të zbërthehen dhe të shndërrohen në sheqer.

Karbohidratet duhet të përbëjnë prej 45 deri në 65 për qind të marrjes ditore të kalorive.

Kushtoni kujdes të dhënave të cilat gjenden në paketimin e produkteve të cilat i blini. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë