Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Karakteristika kryesore që kërkojnë vajzat te partneri i ardhshëm

Bukuri? Mirëqenie financiare? Romancë? Asnjë nga këto. Tipari që mbizotëron në kërkimin e partnerit është një tjetër: xhentilesa. Është prirja ose jo ndaj këtij qëndrimi që na bën të kuptojmë nëse një person mund të jetë i përshtatshëm për një marrëdhënie afatgjatë dhe të lumtur apo jo. Kjo mbështetet nga hulumtimi i kryer nga një ekip studiuesish britanikë nga Universiteti Swansea, i botuar në “Journal of Personality”.

Një studim me afro 2500 studentë

Studimi përfshinte 2,477 studentë universiteti nga vende të ndryshme të botës, kryesisht Singapori, Malajzia, Hong Kongu, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Australia. Të gjithë u ftuan të merrnin pjesë në një eksperiment për gjetjen e partnerit. Praktikisht, autorët zgjodhën tetë karakteristika: fizike, të karakterit dhe vlerë dhe i atribuan një çmim virtual secilës prej tyre: tërheqjen fizike, perspektivat e mira financiare, xhentilesën, humorin, dëlirësinë, fenë, dëshirën për fëmijë dhe kreativitetin. Më pas, ata pajisën pjesëmarrësit me një buxhet fiks dhe u kërkuan atyre të “blinin” tiparet që mendonin se ishin thelbësore për të dashurin ideal. Qëllimi ishte të kuptohej se cilat janë aspektet më të kërkuara te një person me të cilin dëshironi të krijoni një marrëdhënie serioze.

Xhentilesa fiton mbi gjithçka

Duke analizuar zgjedhjet e pjesëmarrësve, autorët zbuluan se kishte disa dallime, por edhe shumë ngjashmëri mes atyre nga vendet perëndimore dhe lindore. Në fakt, të gjithë pjesëmarrësit zgjodhën të shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit (në një përqindje të ndryshueshme midis 22 dhe 26%) për xhentilesën. Ndër veçoritë më të njohura, edhe atraktiviteti fizik dhe perspektiva e mirë financiare. Aspektet më pak të kërkuara ishin kreativiteti dhe dëlirësia, për të cilat u nda më pak se 10% e buxhetit.

Dallimet midis meshkujve dhe femrave

Ekspertët gjetën dallime në përgjigjet e dhëna nga dy gjinitë. Djemtë, pavarësisht nga origjina e tyre, i jepnin më shumë peshë pamjes fizike sesa vajzat (22% e buxhetit kundrejt 16%), ndërsa këto të fundit një pjesë më të madhe të buxhetit i kushtonin aspektit financiar sesa meshkujt (18% kundrejt 12%).

Xhentilesa është një qëndrim që duhet kultivuar në gjeste të vogla të përditshme. Të jesh i sjellshëm do të thotë t’i kushtosh më shumë vëmendje partnerit, ta pyesësh më shpesh se si është, të jesh gati ta dëgjosh, ta përkëdhelësh, t’i japësh ujë, t’i ofrosh të bësh diçka për të etj

Arkiva

Kategoritë