Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri i gjirit prek dhe meshkujt: Ja shkaqet, simptomat dhe testimi gjenetik i këtij lloji kanceri

nga Daniela Burnazi

Të gjithë njerëzit, qofshin femra apo meshkuj kanë lindur me qeliza dhe inde të gjirit. Edhe pse meshkujt nuk zhvillojnë gjumësht gjiri, ata kanë qeliza dhe inde gjiri që mund të zhvillojnë kancer. Kanceri i gjirit tek meshkujt është shumë i  rrallë, më pak se 1% e të gjitha rasteve të kancerit të gjirit zhvillohen tek burrat, dhe vetëm 1 në 1000 burra diagnostikohen me kancer gjiri.                                                                                                                                                                                              Kanceri i gjirit zakonisht zbulohet si një gungë e fortë poshtë thithit dhe areolës. Burrat kanë vdekshmëri më të lartë se gratë sepse ndërgjegjësimi i burrave eshtë më i vogël se i grave për këtë lloj kanceri.

Faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit tek meshkujt:

– Rreziku rritet nëse anëtarët e tjerë të familjes (me lidhje të ngushtë gjaku) kanë pasur kancer gjiri. Rreth 1 nga 5 meshkuj me kancer gjiri kanë pasur të afërm të ngushtë mashkull apo femër me këtë sëmundje.

– Megjithatë si për femrat edhe për meshkujt, kanceri i gjirit është i lidhur me hormonet seksuale. Plakja është një faktor i rëndësishëm për kancerin e gjirit në meshkuj. Moshat ku është diagnostikuar më shpesh kjo sëmundje është ajo rreth moshës 65 vjeç.

-Përdorimi pa kriter i alkoolit rrit rrezikun e kancerit të gjirit për shkak të efekteve toksike që ai ka në mëlçi. Po ashtu negativisht ndikojnë edhe sëmundje të ndryshme të mëlçisë për arsye se ndikon në metabolizmin e hormoneve seksuale. Për shembull burrat me cirrozë të mëlçisë kanë nivele të ulëta të androgjeneve dhe nivele të larta të estrogjeneve, prandaj dhe mund të kenë rritje të rrezikut për kancerin e gjirit.

– Një faktor të lartë rreziku përbën sindromi “Klainfelter”. Kjo është një gjë e lindur që prek 1 në 1000 meshkuj. Normalisht qelizat në trupin e meshkujve kanë një kromozom X dhe një kromozom Y (që përcaktojnë seksin) kurse ato të grave kanë 2 kromozome X. Në “sindromin Klainfelter” te meshkujt kemi të paktën 2 kromozome X (mundet dhe 4) dhe një Y. Këta meshkuj kanë testikuj të vegjel dhe shpesh kanë çrregullime në prodhimin e spermatozoideve, të domosdoshëm për pjellorinë. Ata kanë nivele të ulëta të androgjeneve (hormone mashkullore) dhe kanë më shumë estrogjene (hormone femërore) duke zhvilluar shpesh dhe gjinekomastinë (rritje beninje e gjirit).

– Alkooli rrit rrezikun e kancerit të gjirit për shkak të efekteve toksike që ai ka në mëlçi. Po ashtu negativisht ndikojnë edhe sëmundje të ndryshme të mëlçisë për arsye se ndikon në metabolizmin e hormoneve seksuale. Për shembull burrat me cirrozë të mëlçisë kanë nivele të ulëta të androgjeneve dhe nivele të larta të estrogjeneve, prandaj dhe mund të kenë rritje të rrezikut për kancerin e gjirit.

– Gjithashtu risk të lartë mund të kenë burrat që marrin terapi estrogjenike për ndryshim seksi ose ata që trajtohen me estrogjene për kancerin e prostatës, por në rastin e fundit, përfitimi për ngadalësimin e kancerit të prostatës është më i madh se rreziku që kanoset. Studimet e fundit kanë treguar se një tjetër faktor i lartë rreziku është obeziteti. Kjo për faktin se qelizat e dhjamit kanë aftësi të kthejnë hormonet mashkullore (androgjenet) në ato femërore (estrogjene). Prandaj në meshkujt obezë ka një nivel të lartë estrogjenesh. Shumica e këtyre burrave nuk kanë nevojë ta rruajnë mjekrën e tyre aq shpesh sa burrat e tjerë.

Shenjat dhe simptomat e kanceri të gjirit

Shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit te meshkujt mund të përfshijnë: një gungë (fryrje) pa dhimbje ose trashje të indit të gjirit, ndryshime të thithës së gjirit të tipit skuqje, çarje, plasaritje ose futje përbrenda të saj, si edhe rrjedhje nga thitha e gjirit. Këto janë shenja që bëjnë të detyrueshëm paraqitjen tek mjeku.

Testimet dhe ekzaminimet për kancerin e gjirit

Ashtu si edhe për femrat edhe për meshkujt, mjeku bën ekzaminimin klinik të gjirit. Ai kontrollon për gunga, sa të mëdha janë këto gunga dhe cili është raporti i tyre me lëkurën dhe muskujt përreth. E rëndësishme është të vlerësohet nëse kanceri është përhapur në nyjet limfatike apo organet e tjera. Ndër mjetet diagnostikuese përmendim mamografinë, ekzaminimi me ultratinguj (EKO), rezonancën magnetike. Biopsia (marrja e indit për ekzaminim) bën përcaktimin e llojit të tumorit dhe agresivitetit të tij. Rëndësi kanë dhe ekzaminimet e tjera për të përcaktuar shkallën e përhapjes së sëmundjes.

Përsa i përket terapisë ajo është mjaft specifike dhe i takon mjekëve specialistë. Por, sot shkenca ka bërë një revolucion të vërtetë në trajtimin e kancerit të gjirit, si për femra ashtu edhe për meshkuj. Në varësi të llojit të tumorit stadit të kapur, trajtimi mund të jetë kirurgjikal, me radioterapi, kimioterapi ose i përzier sipas rastit. Ndërsa përsa i përket profilaksisë, rekomandohet eliminimi sa më shumë të jetë e mundur i faktorëve të rrezikut që predisponojnë për këtë sëmundje dhe një jetë e shëndetshme dhe me aktivitet të rregullt fizik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë