Në moshën 84 vjeqare është ndarë nga jeta stomatologu kosovarë Dr. Beqir Lupçi.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Stomatologëve të Kosovës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 14.06.2022 në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta doajeni i stomatologjisë kosovare Prof. Dr. Beqir Lupçi Sot, me datë 14.06.2022 në moshën 84 vjeçare u nda nga jeta profesori ynë i nderuar Dr. Beqir Lupçi, specialist i Ortodoncisë. Prof. Dr Beqir Lupçi ishte një figure e ndritur e stomatologjisë kosovare, qe e dedikoi gjithë jetën e tij profesionit dhe shkencës se stomatologjisë.
Prof. Dr. Beqir Lupçi ka udhëhequr Kliniken dhe Katedrën e Ortodoncisë ne Degën e Stomatologjisë te Fakultetit te Mjekësisë ne Universitetin “Hasan Prishtina” deri ne pensionimin e tij ne vitin 2004. Ditë më parë Prof.Dr. Beqir Lupçi u nderua me dekoratën “NDERI I STOMATOLOGJISE KOSOVARE”.
Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë përkushtimin, vetëmohimin dhe kontributin e tij për stomatologjinë shqiptare dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Lamtumirë profesor Lupçi! “U prehsh në paqe” Varrimi i të ndjerit behet sot me datë 14.06.2022 në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës.