Dridhja e duarve mund të ndodhë kur jeni të stresuar, të inatosur, ose keni ndonjë sëmundjeje.
Një dridhje dore nuk është kërcënuese për jetën, por mund t’i bëjë punët e përditshme të vështira. Mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e hershme e disa çrregullimeve neurologjike dhe degjeneruese.
Njerëzit me dridhje thelbësore përjetojnë lëkundje të shpeshtë. Dridhja nuk mund të kontrollohet dhe më së shpeshti ndodh në duar, krahë dhe kokë.
Dridhja e duarve mund të shkaktohen nga:
Tiroidi tepër aktiv
Sëmundja cerebellare
Sëmundja e Huntingtonit
Efektet anësore të mjekimit
Mbidozimi i kafeinës
Abuzimi me alkoolin ose varësia.
Sëmundja e Parkinsonit: Njëndër shenjat e para të sëmundjes së parkinsonit është dridhja e duarve që prek 10 milionë njerëz në të gjithë botën.
Jo të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje fillojnë të dridhen, megjithatë shumica e tyre në fazat e para të sëmundjes kanë disa lëvizje të pavullnetshme të duarve, këmbëve ose edhe një gishti të vetëm.
Përdorimi i ilaçeve: Shkaktarët më të zakonshëm janë mjekimet që bllokojnë një substancë kimike në tru që quhet dopaminë. Ajo kalon informacionin nga një pjesë e trurit në tjetrën. Në këtë rast do të ndalohen dridhjet e duarve kur ndaloni së përdoruri këto ilaçe.
Stresi: Shqetësimet financiare, problemet në çift dhe shqetësimet shëndetësore janë të lidhura drejtpërdrejt me stresin, i cili mund të përkeqësojë dridhjen e duarve./Familja Jonë