Ka dy lloje të dhimbjes së gjirit: dhimbja ciklike lidhet me periodat dhe shpesh prek të dy gjinjtë. Dhimbja jo-ciklike është për shkak të ndonjë arsyeje tjetër.
Mund të prekë një ose të dy gjinjtë, të gjithë gjoksin ose vetëm një pjesë të saj. Shumica e tyre mund të largohet me një trajtim të thjeshtë ose dhimbja pakësohet vet gradualisht. Në rast të kundër duhet të konsultoheni me mjekun gjinekolog.
1. Jeni në ciklin e periodave.
Nuk ka rëndësi nëse je 14 apo 44, për aq kohë sa ju vijnë periodat ju mund të keni dhimbje ciklike të gjoksit.
2. Mund të jesh shtatzënë.
Tremujori i parë i shtatzanisë sjell grumbullimin e hormoneve që mund të shkaktojnë jo vetëm ndryshimet e humorit, dëshirat ushqimore, lodhjen, vjelljen por edhe dhimbjen e gjirit. Dhimbja zakonisht është e përkohshme.
3. Jeni në fazën e gjidhënies.
Goja e bebit tek gjoksi juaj mund natyralisht perfekte, por kjo mund të jetë e munditshme apo të sjell dhimbje. Një arsye tjetër që shkakton dhimbje është edhe në rast se ju mund të keni infeksione në kanalet e qumështit gjatë kësaj periudhe.
4. Medikamentet
Çfarëdolloj ilaçi që përmbajnë hormone si : kontroll i lindjes, terapi të homoneve apo trajtime të infertilitetit mund të japin dhimbje të gjoksit.
5. Ke një kist
Kistet janë të zakonshme tek femrat mbi moshën 35 vjeç. Trajtimi varet nga mosha, dhimbja dhe sa i madh është kisti.
6. Je nënshtruar një operacioni.
Çdo lloj traume në gji mund të shkaktojë dhimbje, duke edhe përfshirë kirurgjinë.
7. Herpes
Herpesi shkaktohet nga virusi që shkakton linë e dhenve. Pasi dikush është shëruar nga lia e dhenve, ajo ende mbetet në trup në një gjendje inaktive.
8. Gji të mëdhenj
Gratë me gjinjtë më të mëdhenj mund të kenë dhimbje të gjirit, por zakonisht këto gra kanë edhe shqetësime të tjera, si dhimbje të shtyllës kurrizore dhe shpatullave.
9. Po vesh reçipetat e gabuara.
Në rast se reçipetat janë të parehatshme për gjoksin, ato mund të japin dhimbje të vazhdueshme.
10. Menopauza
Menopauza është pjesë e procesit natyral të plakjes tek femra. Në këtë fazë vezoret nuk prodhojnë më vezë ,hormonet estrogjen dhe progesterone dhe femra e ka të pamundur shtatëzaninë. Kjo fazë në jetën e femrës sjell mjaft dhimbje të artikulacioneve dhe të gjoksit.