Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Jep dorëheqje drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani

Lenjani, që ishte në krye të Klinikes Emergjente, ka njoftuar përmes një postimi në facebook se nga data 27.11.2021 nuk do të jetë më drejtor i kësaj klinike, duke aprovuar kështu dorëheqjen nga pozita e lartëcekur.

Ai ka përmendur edhe ndikimet politike dhe bordin drejtues të ShSKUK-së  si shkak i vendimit të tij, duke cekur se “shpallja e rezultateve të testit vlerësues ishte skandaloze”.

Ndër të tjera, Lenjani falënderon stafin e Klinikës Emergjente  dhe klinikave tjera të QKUK-së për mbështetje dhe bashkëpunim.

Postimi i plotë:

Njoftim

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloze.

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë të mbarë.

PS

“Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”

Faik Konica

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”

Faik Konica

Të dhënat informative si dëshmi flasin;

– 250 Publikime në revista e ndryshme ndërkombëtare

– 48 Citate në revistat e ndryshme ndërkombëtare

– 21 Libra të botuara

– Dekoratë nga Presidenca e Kosovës

– Falenderim nga Ambasada Amerikane ,Turqisë, OSBE etj.

Prof. Asoc. Basri Lenjani MD. PhD

Arkiva

Kategoritë