Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Javën e ardhshme dihet se kur do të fillojë vaksinimi anti-COVID i të moshuarve

Në orët e paradites të së shtunës në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë kundër coronavirusit janë vaksinuar 1, 566 punëtorë shëndetësorë.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi ka treguar edhe se si është duke shkuar vaksinimi nëpër komuna.

“Procesi i vaksinimit sot është shumë i qetë dhe shumë më me rend se ditëve të kaluara. Sidomos dje që kishim një mbipopullim. Aktualisht sot të vaksinuar ne qendrën ‘1 Tetori’ deri në këto çaste që ne flasim kemi 171 persona. Por, duke ditur që numri është në rritje çdoherë e më shumë, por të vaksinuar deri në ora 12:25 kanë në total 1,566 persona në qendrën ‘1 Tetori’. Por paralelisht vetëm dje edhe në regjionet tona siç janë Pejë, Gjakovë, Prizren dhe qytetet e mëdha janë vaksinuar 249 persona. Përderisa nga 3 regjione sot që kemi marrë informata deri në këto çaste që ne po flasim kemi edhe 118 të tjerë që do të thotë trendi i rritjes dhe vaksinimit është duke ecur si mos më mirë. Po shpresojmë që brenda afatit që ne e kemi planifikuar, deri në fillimin e javës tjetër të kemi një arritshmëri të saktë mbi vaksinimin e profesionistëve shëndetësore”, tha ai, për KP.

Bardhi në konferencën për media të shtunën tha se për vaksinimin e të moshuarve me vaksinë antiCOVID-19 janë në pritje të rekomandimeve por që shpreson që nga fillimi javës tjetër do të dilet me njoftimin se kur do të fillojnë vaksinimin për të moshuarit.

Vaksinimi për momentin është duke u bërë vetëm për profesionistë shëndetësore në qendrën kwtu ku jemi por njëkohësisht edhe në 7 regjionet e mëdha. Ndërsa për të moshuarit presim çdo moment që të kemi një rekomandim tjetër siç jam prononcuar edhe dje dhe shpresoj që nga fillimi i javës tjetër apo nga mesi i javës tjetër e tutje të dalim me një njoftim të ri mbi afatin kohor se kur do të vaksinohen të moshuarit dhe të tjerët”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë