Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Java e shëndetit menstrual, NGO CICAT organizon fushatën #pecetanukështëluks

Me shënimin e javës së shëndetit menstrual nën moton #pecetanukështëluks, organizatat NGO CICAT së bashku me QIKA dhe Orange Girl do të jenë në Sheshin Skënderbeu për të biseduar rreth shëndetit menstrual dhe për të thyer stigmën mbi këtë temë.

“Ditët e ciklit menstrual përcillen me dhimbje të shumta e me efekte të tjera anësore. Për të mos mjaftuar këto, gratë përballen me paragjykime e stigma të shumta rreth menstruacioneve. Nga ajo se konsiderohet “marre” e në të tjera, ne ju ftojmë t’i shprehni të gjitha këto me ne, andaj: Të Premtën, më 27.05.2022, në Sheshin Skënderbeu merrni pecetën higjienike dhe ejani që së bashku ta thyejmë stigmën. Në pecetat higjienike do të shkruajmë mesazhet tona e të gjitha së bashku do të krijojmë një vepër arti!”, thuhet në njoftim.

Sipas,NGO CICAT mensturacionet nuk duhet të jenë tabu. Menstruacionet janë natyrale dhe ato nuk duhet të stigmatiozohen. Produktet menstruale duhet të jenë të përballueshme për të gjitha gratë dhe vajzat.

Youtube

Arkiva

Kategoritë