Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Java e parë e nëntorit me mot të ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Arkiva

Kategoritë