Sht, Maj 27, 2023
Banner Top
Banner Top
Jahjaga: Këtë sfidë do ta kalojmë së bashku

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë që duhet të jemi falënderues ndaj personave që janë në punë dhe në luftë kundër pandemisë.

“Përderisa të gjithë jemi izoluar në shtëpi dhe po përcjellim zhvillimet e fundit të pandemisë COVID-19, duhet të jemi falenderues për të gjithë heronjtë tanë në terren-mjekët, policët, farmacistët, gazetarët e vullnetarët, të cilët po bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre për t’iu vënë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Këtë sfidë, do ta tejkalojmë të gjithë së bashku. Gjatë këtij procesi, ju lutem të rrini në shtëpi dhe të shmangni daljet e panevojshme. Le t’ju ndihmojmë edhe ne heronjve tanë, ashtu siç po na ndihmojnë ata neve.

Rastisa të shoh një website të mrekullueshëm, https://rrinshpi.com/, i cili përditësohet në mënyrë të vazhdueshme me informata në lidhje me COVID19.

Përgëzoj të rinjtë Besart Kuleta, Betim Shala, Endrit Vitija, Labinot Bajrami dhe Armend Kadrija për krijimin e kësaj platforme dhe për altruismin e tyre në këtë periudhë të vështirë për të gjithë ne. Ju lumtë!”, ka shkruar Jahjaga.

No photo description available.

Youtube

Arkiva

Kategoritë