Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja si t’i zbardhoni dhëmbët nëse ata janë të verdhë shkaku i duhanit që pini

Receta nuk mund të jetë më e thjeshtë, rezultatet janë të dukshme në një javë

Dhëmbët e verdhë mundojnë shumë duhanpirës, veçanërisht ata që nuk mund ta imagjinojnë rutinën e përditshme pa cigare (dhe kafe).

Por në vend që të shpenzoni para për procedurat dentare, ndonjëherë është mirë të merrni dhurata nga natyra, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre është shafrani i Indisë  (kurkuma) dhe, përveç zbardhjes së dhëmbëve, është një antiseptik i shkëlqyer dhe antibiotik natyral, ndaj trajton plagët në zgavrën e gojës, inflamacionet dhe ndihmon te gjakrrjedhja e mishrave të dhëmbëve.

Rezultatet duhet të jenë të dukshme pas një jave, kurse receta është vërtet e thjeshtë:

1. Për fillim, merrni pak pluhur shafrani (rreth 1/4 e lugës së çajit).

2. Zhytni një furçë dhëmbësh në një lugë dhe lani dhëmbët në mënyrën e zakonshme.

3. Pasi të keni larë dhëmbët, mos e shpëlani menjëherë gojën, por lëreni këtë pastë të ‘bëjë mrekulli’ për tre deri në pesë minuta.

4. Pas kësaj duhet të lani dhëmbët tërësisht, më saktë çdo sasi e shafranit që ju ka ngecur mes dhëmbëve.

Kjo recetë mund të pasurohet edhe me disa pika vaj ulliri, të cilat i shtoni në përzierje siç u shpjegua më sipër.

Kthejani buzëqeshjes tuaj shkëlqimin e vjetër! 

Youtube

Arkiva

Kategoritë