Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja si të përgatisni japrakë të shijshëm

Receta u përgatit nga  Papare_thebeautyofsmallthings

PËRBËRËSIT: gjethe rrushi, qepë të njoma, hudhra të njoma, spinaq, lëpjetë, pazi, kopër, majdanoz, nenexhik, oriz, kripë, vaj ulliri, piper dhe ujë.

PËRGATITJA: Vendosim gjethet e rrushit në ujë të ngrohtë të ziejnë disa minuta. Qepët, hudhrat dhe jeshillëqet e tjera i presim imët dhe i shtypim me kripë. Shtojmë orizin, erëzat, piperin dhe vajin e ullirit. Vendosim gjethen e rrushit mbi banak ku pjesa e shndritshme të jetë poshtë, hedhim pak nga mbushja dhe e mbledhim role duke formuar një cilindër. Vendosim disa gjethe në tenxhere dhe rradhisim japrakët. Shtojmë ujë derisa të mbulohen dhe vendosim sipër një pjatë që mos të hapen gjatë zierjes. I ziejmë me temperaturë mesatare për gati 20-30 min. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë