Hulumtimi i Universitetit të Otagos, Christchurch / Zelandë e Re, në krye me profesoreshën e asociuar, Anitra Carr, nga Departamenti i Patologjisë dhe Shkencave Biomjekësore, ka zbuluar se për çdo 10 kilogramë peshë të tepërt që një person mbart, trupi i tij ka nevojë për 10 miligramë shtesë vitaminë C në ditë, e cila do të ndihmojë për të optimizuar shëndetin e tyre imunitar.
“Studimet e mëparshme tashmë kanë lidhur peshën më të lartë të trupit me nivele më të ulëta të vitaminës C”, thotë autore kryesore, prof. Carr.
Me fjalë të tjera, dikush që peshon 90 kilogramë do të duhet të marrë 30 miligramë vitaminë C shtesë për të arritur objektivin optimal prej 140 mg/ditë; ndërsa dikush me peshë 120 kilogramë do të kishte nevojë për të paktën 40 miligramë shtesë vitaminë C në ditë për të arritur 150 mg/ditë optimale.
Thënia e vjetër ‘një mollë në ditë e mban mjekun larg’ është në fakt këshilla e dobishme këtu.
Një mollë me përmasa mesatare përmban 10 miligramë vitaminë C, kështu që nëse peshoni 70 deri në 80 kilogramë, arrini sasinë optimale të vitaminës C. Nevojat e trupit mund të jenë aq të lehta sa të hahet një ose dy mollë shtesë për t’i dhënë trupit tuaj 10 deri në 20 miligramë shtesë të vitaminës C në ditë që i nevojitet. Nëse peshoni më shumë se kjo, atëherë ndoshta një portokall, i cili përmban 70 miligramë vitaminë C, ose një kivi me 100 miligramë, mund të jetë zgjidhja më e lehtë”.
Ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare Nutrients, dhe kombinoi rezultatet nga dy studime të mëparshme të mëdha ndërkombëtare. /MedicalxPress